Berisha premtim ish-pronarëve: Ju jap fjalën e nderit, anulojmë të gjitha ligjet e Ramës, ju shlyejmë borxhin
Sali Berisha, në mitingun mbyllës të fushatës elektorale këtë të premte në Tiranë para zgjedhjeve të së dielës, lëshoi një mesazh edhe për ish-pronarët.
Ai tha se do të shlyejë brenda mandatit të parë detyrimet ndaj tyre, ndërsa tha se do të anulojë të gjitha ligjet e Ramës.
"Vendimi, i miratuar këtë të premte parashikon shfuqizimin e të gjitha masave administrative të pa ekzekutuara që janë vendosur gjatë periudhës 1 janar 2015 deri më 30 nëntor 2024.
Votoni më 11 maj për mirëqenien tuaj sepse programi ynë në 100 ditët e para do të pesëfishojë subvencionin për çdo fidan të mbjellë për çdo kokë bagëti të mbarështuar. Mblidhuni të gjithë dhe votoni ndryshimin, është voto për suksesin tuaj. Një mesazh kam për ish-pronarët dhe të përndjekurit politikë duke iu kërkuar edhe ndjesë për gabimet që kjo parti ka bërë në të sjhkuarën me ligje të caktuara.
Ju jap fjalën e nderit se detyrimi që shoqëria shqiptare ka ndaj tyre, Sali Berisha e konsideron borxhin e nderit të tij, i cili do të shlyhet brenda një mandati. Do të anulojmë të gjitha ligjet e sotme të Edi Ramës që grabit të gjitha pronat si në 1946”, tha Berisha.