Personi që humbi jetën dhe plagosi bashkëshorten, dyshohet se është dizajneri i njohur kosovar!

Kosovë&Rajon

Personi që humbi jetën dhe plagosi bashkëshorten, dyshohet se

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Rrugën B të Prishtinës, ku një burrë 34-vjeçar ka humbur jetën, ndërsa një grua 30-vjeçare ka mbetur e plagosur si pasojë e lëndimeve të shkaktuara nga një mjet i mprehtë, dyshohet thikë.

Zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka bërë të ditur për Telegrafin se ngjarja u raportua rreth orës 15:00 në një ndërtesë të kësaj zone.

Klan Kosova raporton se viktima dyshohet se është F.Isufi, dizajner i njohur kosovar derisa e lënduara është bashkëshortja e tij, R.M.

Rrethanat dhe motivet e ngjarjes mbeten ende të paqarta, ndërkohë që hetuesit policorë po zhvillojnë veprimet e nevojshme hetimore për zbardhjen e plotë të rastit.

ME TE LEXUARAT