Humbi kontrollin e makinës/ Aksident i pazakontë, automjeti përfundon në fund të pishinës së fqinjit (VIDEO)

Bota

Humbi kontrollin e makinës/ Aksident i pazakontë, automjeti

Një video që po qarkullon në rrjetet sociale tregon momentin e pazakontë kur një automjet nxirret nga një pishinë në oborrin e një banese në Massachusetts, SHBA.


Sipas ABC News, shoferi kishte marrë automjetin për të shpërndarë disa pako te fqinjët. Por, për arsye që ende nuk janë bërë të ditura, frenat e automjetit nuk funksionuan.

Si pasojë, shoferi humbi kontrollin e makinës, e cila përfundoi në fund të pishinës së një banese. Fatmirësisht, nuk raportohet për persona të lënduar nga incidenti.

Ndërkohë, ka nisur operacioni për nxjerrjen e automjetit nga pishina, ndërsa mbeten të paqarta rrethanat e plota të incidentit.

ME TE LEXUARAT