Sulmi me thikë në Londër, flet nëna e të riut që u plagos: Jam e tmerruar që këto gjëra mund të ndodhin në rrugët e qytetit

Bota

Sulmi me thikë në Londër, flet nëna e të riut që u

Një 45-vjeçar është arrestuar në Londër pasi dyshohet se sulmoi me thikë disa persona, duke lënë të plagosur edhe një 34-vjeçar nga Izraeli. I dyshuari, shtetas britanik i lindur në Somali, është vënë në pranga dhe akuzohet për tentativë vrasjeje.

Nëna e të plagosurit, Shloime Rand, deklaroi për BBC se djali i saj ndodhet në gjendje të qëndrueshme dhe ishte i vetëdijshëm gjatë gjithë kohës pas sulmit.

Ajo u shpreh e tmerruar që ngjarje të tilla ndodhin në rrugët e Londrës, ndërsa shtoi se shpreson që ai të rikthehet së shpejti në shtëpi.

ME TE LEXUARAT