Sulmi ndaj sinagogës pranë Detroitit, identifikohet autori

Autoritetet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë identifikuar personin përgjegjës për sulmin e së enjtes ndaj një sinagoge pranë Detroit, në shtetin Michigan.
Sipas CNN, duke cituar burime zyrtare, autori kishte qenë më parë i regjistruar në databazat e qeverisë amerikane për shkak të lidhjeve të dyshuara me persona të lidhur me grupin militant Hezbollah.
Megjithatë, autoritetet nuk besonin se ai ishte pjesë e drejtpërdrejtë e organizatës.
Departamenti për Sigurinë Kombëtare i SHBA-së njoftoi se i dyshuari është Ayman Mohamad Ghazali, 41 vjeç. Sipas hetimeve, ai përplasi një automjet të mbushur me eksploziv drejt sinagogës Temple of Israel, West Bloomfield.
Pas përplasjes, automjeti mori flakë. FBI e ka cilësuar incidentin si një “akt dhune të synuar kundër komunitetit hebraik”. Autoritetet federale dhe lokale po vazhdojnë hetimet për të përcaktuar motivet e sulmit dhe nëse ka pasur ndihmë nga persona të tjerë./ BalkanWeb


