PS depoziton projekt-rezolutën për shpalljen e Iranit shtet sponsor të terrorizmit

Politikë

PS depoziton projekt-rezolutën për shpalljen e Iranit shtet sponsor

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla në emër të grupit socialist ka depozituar sot në Kuvendin e Shqipërisë një projekt-rezolutë për shpalljen e Republika Islamike e Iranit si shtet sponsor të terrorizmit dhe shtet që përdor mjete terroriste.

Projekt Rezoluta parashikon gjithashtu shpalljen e Garda Revolucionare Islamike si organizatë terroriste.

Sipas propozimit, përmes kësaj rezolute u bëhet thirrje vendeve demokratike, organizatave ndërkombëtare dhe partnerëve të Shqipërisë që të shqyrtojnë masa të koordinuara kundër terrorizmit të sponsorizuar nga shtetet dhe të forcojnë bashkëpunimin ndërkombëtar në luftën kundër këtyre kërcënimeve.

Nismëtarët shprehen se presin që rezoluta të marrë mbështetjen e të gjithë deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë. Pas miratimit, ajo do t’i përcillet Qeverisë shqiptare, qeverive aleate si dhe institucioneve ndërkombëtare, përfshirë Organizata e Kombeve të Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.

 

 

ME TE LEXUARAT