Irani kërcënon Netanyahun: E dimë ku i zhvillon takimet! Të dhënat tona…

Irani ka zgjedhur të vijojë me gjuhë kërcënuese mndaj Izraeli, ku në shënjestër ka qenë kryeministri Benjamin Netanyahu.
“Ne e dimë se ku i zhvillon takimet dhe baza jonë e të dhënave është përditësuar”, ka deklaruar Yahya Rahim Safavi, një këshilltar i lartë ushtarak iranian i Udhëheqësit të ndjerë Suprem, Ajatollah Ali Khamenei.
Menjëherë pas vrasjes së udhëheqësit suprem të Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, të shtunën, Netanyahu iu drejtua drejtpërdrejt popullit iranian, duke i bërë thirrje në persisht të dilnin në rrugë për të përmbysur regjimin e frikës.
“Vuajtjet dhe sakrificat tuaja nuk do të jenë të kota. Ndihma që dëshironit – ajo ndihmë tani ka mbërritur”, tha ai për sulmet ajrore SHBA-Izrael, të cilat tashmë kanë vrarë më shumë se 780 njerëz në Iran.


