Irani: Nëse armiku ndërmerr veprime të reja, do të përballet me skenarë të rinj
Lajmifundit
/
28 Prill 2026, 22:17
Bota

Një zëdhënës ushtarak iranian ka deklaruar se vendi mbetet ende në gjendje lufte dhe po vijon monitorimi i vazhdueshëm i situatës në terren.
Sipas agjencisë iraniane të lajmeve Fars, zyrtari paralajmëroi se nëse armiku ndërmerr veprime të reja, do të përballet me mjete, metoda dhe skenarë të rinj nga ana e Iranit.
Deklarata vjen në një moment tensionesh të larta në rajon, ndërsa Teherani vijon të mbajë tone kërcënuese ndaj kundërshtarëve të tij.
"Nëse armiku ndërmerr veprime të reja, ai do të përballet me mjete, metoda dhe skenarë të rinj", tha zëdhënësi, sipas agjencisë iraniane të lajmeve Fars.


