Irani sulmon me raketa qytetin Dimona të Izraelit ku zhvillohet programi bërthamor, raportohet për 39 të plagosur

Një raketë balistike iraniane goditi një ndërtesë në qytetin jugor izraelit të Dimonës.
Sipas shërbimit të shpëtimit ‘Magen David Adom’, rreth 39 persona u plagosën, përfshirë një djalë 10-vjeçar dhe një grua 40-vjeçare.
The Times of Israel raporton se të plagosurit, përfshirë një të ri në gjendje të rëndë, u transportuan në Spitalin Soroka në Beersheba. Një grua 30-vjeçare pësoi lëndime nga xhamat që ‘fluturonin’, ndërsa 37 personat e tjerë pësuan lëndime të lehta.
Qyteti i Dimonës është vendi ku zhvillohet programi bërthamor i Izraelit. Disa raunde sirenash paralajmëruan për raketa që po vinin në Dimona të shtunën në mbrëmje.
Transmetuesi kombëtar iranian IRIB TV pretendoi se sulmi në Dimona kishte në shënjestër objektet bërthamore dhe se erdhi si përgjigje ndaj sulmit të mëparshëm të Izraelit në Natanz, vendndodhjen e një objekti bërthamor iranian./Shqiptarja


