Dalin emrat, kush janë drejtuesit e rinj të PS në 12 qarqet, Rama i beson Ballukut Fierin

Kryeministri Edi Rama ka bërë ndryshime në strukturën e PS.
Për përgatitjen e zgjedhjeve të ardhshme vendore që do mbahen vitin e ardhshëm, PS do të ketë drejtues të rinj në 12 qarqet e vendit.
Belinda Balluku, e cila u shkarkua nga posti i zv.kryeministres dhe ministres së Infrastrukturës, do vijojë të qëndrojë në krye të drejtimit të qarkut të Fierit.
Emrat e drejtuesve të qarqeve:
Në Tiranë Taulant Balla
Në Durrës Blendi Klosi
Në Dibër Ulsi Manja
Në Fier Belinda Balluku
Në Gjirokastër Mirela Kumbaro
Në Vlorë Bledi Çuçi
Në Lezhë Ermal Nufi
Në Kukës Erjon Malaj
Në Shkodër Enea Karakaçi
Në Korçë Niko Peleshi
Në Berat Ervin Demo
Në Elbasan Arbian Mazniku


