Irani shtyn funeralin e Khameneit, zbulohet arsyeja

Irani njoftoi se varrimi shtetëror i Udhëheqësit Suprem Ali Khamenei, i planifikuar për sonte në Teheran, u shty për shkak të “pranisë së jashtëzakonshme”, ndërsa vendi po përballet me sulme të shumta nga Izraeli dhe Shtetet e Bashkuara.
Ceremonia e lamtumirës për “imamin martir” është shtyrë dhe një datë e re do të njoftohet më vonë, raportoi televizioni shtetëror iranian, pasi Khamenei u vra në sulmet amerikano-izraelite gjatë fundjavës.
Këshilli Koordinues në Teheran tha se shtyrja u bë për të pasur kohë për të zgjeruar infrastrukturën për shkak të kërkesës së madhe nga i gjithë vendi.
Këtë mëngjes u njoftua se një ceremoni lamtumire do të mbahej sonte në Teheran përpara trupit të Ali Khameneit, i cili u vra në moshën 86 vjeçare në një sulm dhe pritet të varroset në qytetin e shenjtë të Mashhadit (Irani verilindor) nga ku ai vinte.


