Ish-kryeministrja e Finlandës denoncon “seksizmin” ndaj kabinetit të saj qeverisës...

Ish-kryeministrja e Finlandës, Sanna Marin, denoncon seksizmin dhe fushatën e vazhdueshme të sulmeve që ajo dhe gratë e kabinetit të saj përjetuan gjatë mandatit të saj, në kujtimet e saj që publikohen sot, duke folur për “një rrjedhë të pandërprerë kërcënimesh në internet”.
Në vitin 2019, Marin, atëherë 34 vjeçe, u bë gruaja më e re në botë që zgjidhej në postin e kryeministres, në krye të një koalicioni qendro–të majtë të përbërë nga pesë gra, prej të cilave katër ishin nën moshën 35 vjeç.
Sipas saj, lideret e partive u bënë shënjestër e një fluksi të pandërprerë kërcënimesh online, kryesisht me përmbajtje seksuale.
“Kam marrë kërcënime për përdhunim dhe forma të tjera sulmesh seksuale aq shumë herë, sa që e kam humbur numrin,” shkruan Marin.
Koalicioni i saj u quajt nga kritikët si “qeveria e buzëkuqit” apo “qeveria e vajzave”.
“Aftësitë tona drejtuese viheshin vazhdimisht në dyshim, por pa asnjë përpjekje për të mbështetur këto pretendime me fakte,” shton ajo.
Sipas Marin, sjellja e tyre u gjykua sipas standardeve morale të një kohe kur grave nuk u lejohej të hynin në restorant pa shoqërim mashkulli, dhe jo sipas realitetit të shoqërisë së sotme.

Edhe pse ishte shumë e popullarizuar gjatë mandatit të saj, Marin shpejt u bë një figurë përçarëse në Finlandë, pas skandaleve mediatike për jetën e saj private.
Në gusht 2022, në rrjetet sociale qarkulluan video ku ajo shihej duke festuar me të famshëm finlandezë, duke u bërë kryelajm në mbarë botën. Përballë presionit publik, ajo iu nënshtrua një testi për drogë për të hedhur poshtë çdo dyshim për sjellje të papërshtatshme.
Kur u pyet nëse do të kishte reaguar ndryshe po ta kishte ditur paraprakisht zhurmën që do të shkaktonin videot, ajo u shpreh e habitur:
“Çfarë jete do të ishte ajo?”
Në kujtimet e saj ajo shkruan:
“E kuptuam shpejt se krimi im i vërtetë politik ishte që nuk sillesha dhe nuk dukesha si dikush që pritet të jetë kryeministër. Ishte sepse isha shumë e relaksuar, shumë joformale dhe vallëzoja në një mënyrë që u konsiderua e papërshtatshme. Kalova mbrëmjet me miqtë e mi në festa, në vend që të ulesha në darka formale me tetë pjata dhe verëra të zgjedhura me kujdes.”
Pas humbjes së socialdemokratëve në zgjedhjet e prillit 2023, Sanna Marin njoftoi largimin nga politika dhe u emërua këshilltare strategjike në Tony Blair Institute for Global Change.
""