ONE ALBANIA MBËSHTET MARATONËN E TIRANËS 2025: MIJËRA VRAPUES NGA 51 SHTETE!

Trending

ONE ALBANIA MBËSHTET MARATONËN E TIRANËS 2025: MIJËRA

Tirana u mbush sërish me emocion, pasion dhe frymë komunitare gjatë Maratonës së Tiranës 2025, e cila u zhvillua më 19 tetor, duke kthyer rrugët e qytetit në një festë të vërtetë.

Per të katertin vit radhazi, One Albania ishte mbështetësi kryesor i eventit, duke e kthyer maratonën në një festë të vërtetë qytetare nën sloganin “Run as One”. 

ONE ALBANIA MBËSHTET MARATONËN E TIRANËS 2025: MIJËRA

Në garë morën pjesë mbi 5000 vrapues nga 51 shtete, ndërsa në mesin e tyre ishin edhe përfaqësues të 4iG Group, kompanisë mëmë të One Albania, së bashku me kolegë nga One Hungari, One Mali i Zi dhe partnerë nga rajoni.

ONE ALBANIA MBËSHTET MARATONËN E TIRANËS 2025: MIJËRA

Përfaqësues të One Albania theksuan se mbështetja e maratonës ishte pjesë e angazhimit të kompanisë për të promovuar aktivitetin fizik, energjinë pozitive dhe bashkimin përmes sportit.

“Maratona e Tiranës është një shembull i frymës së ‘Run as One’, një përpjekje për të bashkuar njerëzit, për të sfiduar kufijtë personalë dhe për të ndërtuar një komunitet më të fortë. Jemi krenarë që jemi pjesë e këtij momenti që frymëzon mijëra njerëz çdo vit", u shpreh Jonilda Filipi, drejtoresha e Çështjeve të Korporatës në One Albania.

ONE ALBANIA MBËSHTET MARATONËN E TIRANËS 2025: MIJËRA

Fituesit e këtij viti u shpallën në ceremoninë përmbyllëse në Sheshin “Skënderbej”, ku u ndanë edhe çmimet kryesore:

ONE ALBANIA MBËSHTET MARATONËN E TIRANËS 2025: MIJËRA

Maratona e Tiranës 2025 tregoi edhe një herë se kur bashkohemi si komunitet, çdo kufi mund të tejkalohet në sport dhe në jetë.

ME TE LEXUARAT