Izraeli paralajmëron qytetarët libanez: Largohuni nga Libani, në gatishmëri për goditje ndaj Hezbollahut

Izraeli ka urdhëruar evakuimin e banorëve në katër zona në jug të Libanit, në një kohë kur tensionet në kufirin me Libanin vazhdojnë të rriten dhe frika për përshkallëzim të konfliktit mbetet e lartë.
Sipas raportimeve ndërkombëtare, banorëve të zonave Arzi, Al-Marwaniya, Al-Babilya dhe Al-Baysariyah u është kërkuar të largohen nga zonat e tyre dhe të zhvendosen në vende më të sigurta, të paktën 1,000 metra larg zonave të konsideruara të rrezikshme.
Një zëdhënës i ushtrisë izraelite ka paralajmëruar se qëndrimi pranë pozicioneve të Hezbollahut ose zonave të luftimeve mund të rrezikojë jetën e civilëve.
Situata në kufirin mes Izraelit dhe Libanit mbetet e tensionuar, ndërsa raportime të tjera flasin për përgatitje të mundshme ushtarake edhe në drejtime të tjera të rajonit.
Sipas burimeve të mediave ndërkombëtare, Izraeli dhe Shtetet e Bashkuara po zhvillojnë diskutime mbi skenarë të mundshëm për veprime ushtarake ndaj Iranit, megjithatë nuk ka ende vendime zyrtare apo konfirmime publike për operacione konkrete.


