Kanada ndalon rrjetet sociale për të miturit nën 16 vjeç. Gjoba deri në 10 milionë dollarë për shkelësit

Bota

Kanada ndalon rrjetet sociale për të miturit nën 16 vjeç.

Qeveria kanadeze prezantoi një projektligj të ri që do t'u ndalojë personave nën 16 vjeç përdorimin e rrjeteve sociale, përveç rasteve kur platformat dëshmojnë standarde të larta sigurie për të miturit.

Projektligji parashikon edhe krijimin e Komisionit Kanadez për Sigurinë Digjitale, një organ i ri rregullator që do të mbikëqyrë zbatimin e rregullave dhe do të vendosë standarde për platformat online dhe chatbotët me inteligjencë artificiale.

Ministri Marc Miller deklaroi se rrjetet sociale dhe chatbotët janë projektuar për të tërhequr vëmendjen e përdoruesve dhe po kontribuojnë drejtpërdrejt në rritjen e ankthit, izolimit dhe problemeve të shëndetit mendor tek të rinjtë.

Kompanitë që nuk respektojnë rregullat do të përballen me gjoba deri në 3% të të ardhurave globale ose 10 milionë dollarë kanadezë. Megjithatë, projektligji duhet të kalojë procedurat parlamentare dhe mund të duhen deri në 30 muaj para se sistemi të bëhet plotësisht funksional.

ME TE LEXUARAT