SHBA-të heqin "non gratën" për Sali Berishën?!

Departamenti Amerikan i Shtetit (DASH) i ka hequr “non gratën” kryedemokratit Sali Berisha, njoftojne disa media dhe personalitete politike ne Tirane.
Sipas tyre, ky vendim i është komunikuar Berishës përmes një telefonate nga e Ngarkuara me Punë në vend, Nancy VanHorn.
Megjithatë pritet komunikimi zyrtar pasi nuk ka ende nje njoftim as nga autoritetet amerikane dhe as nga PD.
Ky sanksion ndaj Berishës dhe familjarëve të tij ishtë vënë më 19 maj të vitit 2021 me akuzat per korrupsion madhor.
Vendimi i SHBA, i publikuar asokohe nga sekretari i shtetit Antoni Blinken, sanskiononte edhe femijet e kreut te PD dhe u pasua me nisjen e hetimeve ndaj Berishes nga SPAK.
Nje njoftim eshte bere diten esotme edhe nga Tritan Shehu, deputeti PD.
Ai shkruan ne Facebook:

Javet e fundit heqja e non grates per Berishen eshte perfolur edhe nga Nard Ndoka, por nuk ka pasur dhe nuk ka ende asnje konfirmim per vertetesine e vendimit.
Në 19 majin e vitit 2021, sekretari amerikan i shtetit Antony Blinken firmosi shpalljen “non grata” të liderit historik të demokratëve, ish-Kryeministrit Sali Berisha për korrupsion madhor. Berishës dhe familjes së tij iu ndalua hyrja në SHBA.
Lideri historik i demokratëve Sali Berisha reagoi kundër këtij vendimi duke paditur për shpifje sekretarin amerikan të shtetit Blinken në gjykatën e Parisit, por gjykata nuk i dha të drejtë.
Për shkak të sanksioneve që Shtetet e Bashkuara vendosën ndaj Sali Berishës, kryetari i PD Lulzim Basha vendosi në 9 shtatorin e vitit 2021 ta përjashtojë nga grupi parlamentar.
Berisha reagoi kundër këtij vendimi duke nisur një lëvizje brenda Partisë Demokratike, lëvizje që përfundoi me shkarkimin e Lulzim Bashes dhe rikthimin e Sali Berishës në krye të PD.
Pas zgjedhjes së Donald Trump si President i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, PD filloi përpjekjet për heqjen e sanksioneve ndaj Sali Berishës.
Një vit më parë PD kontraktoi një kompani lobimi “Continental Strategy” me një pagesë 250 mijë dollarë në muaj . Në kontratë shkruhej se “Continental Strategy” do të ndihmojë PD-në në krijimin e kontakteve me zyrtarë të qeverisë dhe Kongresit amerikan, për promovimin e kauzave si lufta kundër korrupsionit dhe reformat në interes të marrëdhënieve SHBA- Shqipëri, por mes rreshtave lexohej se pjesë e punës së kësaj kompanie do të ishte edhe heqja e sanksioneve ndaj lideri historik të demokratëve Sali Berishës.


