Demokratët me pankarta në Kuvend, Balla: Flamingo nga Temu! Projekti në Zvërnec do vazhdojë, Shqipëria drejt BE

Kuvendi i Shqipërisë është mbledhur sot në seancën e radhës plenare ku në rend dite është parashikuar zhvillimi i 6 interpelancave. Seanca ka nisur me debate për investimet në zvërnec.
Deputetët e Partisë Demokratike kanë shkuiar në Parlament me pankarta.
Në seancën e shkuar, tensionet mes opozitës dhe mazhorancës ishin të forta sa i takon investimeve të huaja në vend dhe projektit për Zvërnecin. Ky i fundit ka qenë ‘kryefjalë’ prej afro dy javësh tanimë, ndërsa ka bërë që mijëra qytetarë të dalin çdo ditë për të protestuar poshtë zyrës së kryeministrit Rama.
Zhupa: Përgjigjuni realitetit. Realiteti kërkon dorëheqjen e Edi Ramës. Qindra mijëra në shesh, çdo ditë më shumë, më të vendosur. Kjo sjellje harbute duke shkelur interesin publik, interesin e fëmijëve tanë të ndalojë. Do shikoni atje fëmijët, brezin e ardhshëm.
Balla: Ky ishte fiks një fjalim flamingo nga Temu. Edhe më pëlqen shumë që keni disa ditë që ju zogjtë e bufit ju duket vetja si flamingo, edhe pse me respektin më të madh, kush ju ka komanduar ju, kush ju ka autorizuar… bëni zhurmë sa të doni. Shkoni dhe në protestë po deshët, sa i përket katër ligjeve ne jemi kundër. Jemi kundër dhe do t’i rrëzojmë ato sepse jemi votuar për ta zhvilluar Shqipërinë. Ju një javë më parë dolët me kryedrejtuesin tuaj, Bufin e madh, dhe thatë që jeni pro investimit. Tani kush është qëllimi i 4 projektligjeve. Ne jemi pro investimit, investimi do të bëhet. Shqipëria nuk e ka luksin të humbë 4 miliardë.
Pse bëheni kaq qesharakë? Zonja që sapo foli sapo citoi tekstin e zëdhënësit të Ministrisë së Jashtme të Iranit, që doli dje hapur… se dhe ti më dukesh si zëdhënës i Ministrisë së Jashtme të Iranit. Po ju ç’kërkoni në protestë? E kuptoj atë djalin atje, se ata atë punë kanë. Pashë një deputet që thoshte: “Jemi në protestë kundër sistemit”. Kujt sistem? Një protestë që thërret Sali Berisha në burg. E dimë fare mirë që kemi një kontratë me qytetarët shqiptarë. Doli zonja dhe tha: “Jemi për paketën e integrimit”, ai u votua. Ju nuk e keni mendjen në mësim. Ne jemi këtu, do e vazhdojmë detyrën tonë. Orë për të humbur nuk kemi. Ju deri më tani, për ta ditur, ende nuk keni votuar asnjë ligj që lidhet me paketën e integrimit. Ndac vini votoni, ndac jo, kjo pak rëndësi ka.
Për katër projektligjet që keni sjellë, thatë që do sillnit kërkesë për procedurë. Të katër projektligjet tuaja do të rrëzohen dhe projekti në Zvërnec do të vazhdojë dhe Shqipëria do ecë para në BE.


