'Zvërneci'/ Qytetarja u kujton protestuesve masakrën e Gërdecit: Humba bashkëshortin aty

Aktualitet

'Zvërneci'/ Qytetarja u kujton protestuesve masakrën e

Në protestën e 12-të u zhvilua në Tiranë kundër ndërtimit të resortit në Zvërnec, një protestuese kujtoi para Kryeministrisë masakrën e Gerdëcit të ndodhur gjatë qeverisjes së Sali Berishës.

Protestuesja u rrëfeu të pranishmëve se në atë tragjedi ka humbur bashkëshortin e saj.

“U bënë firmat piramidale, i dini ju, black out të gjithë. Bënë Gërdecin, ai vend u la me gjak. Unë kam humbur bashkëshortin atje. Aty ishin pasuri mbarëbotërore, ishin blerë me lekë. Kur nuk u duheshin, i shisnin dhe rrisnin rrogat e pensioneve për veten e vet.

Unë jam ishpunonjëse e Onkologjikut, 3 vite kam që kam dalë në pension, dhe vdekja duhet të vijë me dinjitet. Të gjitha problemet atje janë të vërteta. Pse nuk e kemi aq dinjitet të vdesim tamam siç duhet",- tha protestuesja.

ME TE LEXUARAT