Kryeministri grek aksidentohet me biçikletë/ Kyriakos Mitsotakis përfundon në spital (Detajet)
Lajmifundit
/
11 Gusht 2026, 17:35
Bota

Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis përfundoi në spitalin e Hanias këtë të martë për shkak të një aksidenti teksa lëvizte me biçikletë, raportojnë mediat greke.
Aksidenti ndodhi kur rrota e përparme e biçikletës “rrëshqiti”, duke bërë që lideri grek të humbiste ekuilibrin dhe të rrëzohej në tokë.
Pas aksidentit, ai iu nënshtrua kontrolleve mjekësore, ku u konstatua një dëmtim në dorë dhe disa gërvishtje të lehta.
Për siguri, atij iu krye edhe një grafi. Pas marrjes së ndihmës së parë, Mitsotakis u largua nga spitali.


