Presidenti i Rusisë vë në dyshim origjinën e dronit që u rrëzua në Rumani, Putin: Kush tha që ishte rus, von der Leyen?

Bota

Presidenti i Rusisë vë në dyshim origjinën e dronit që

Presidenti Vladimir Putin ka reaguar në lidhje me sulmin me dron që pretendohet se Rusia ka kryer ndaj Rumanisë.

Në një deklaratë, Putin u shpreh se Rusia është gati të kryejë një hetim objektiv për dronin dhe vetëm atëherë do të vlerësojmë se çfarë ka ndodhur”. Ai madje i hodhi poshtë, në stilin e tij të zakonshëm ironik, akuzat e evropianëve se ishte një dron rus.

“Kush thotë se është një dron rus? Shumë. Shumë do të thotë kushdo. Kush saktësisht? Emra. Ursula von der Leyen. Epo, ajo nuk shkoi në Rumani, nuk kreu një hetim. Ajo nuk shqyrtoi rrënojat e dronit.”– u shpreh Putin.

Ai tha gjithashtu se dronët ukrainas kishin fluturuar më parë mbi Finlandën, Poloninë dhe shtetet baltike, ku reagimi i parë ishte gjithashtu:

“Ndihmë, rusët po vijnë”. Sipas Putinit, më vonë doli në raste të tilla se dronët nuk kishin të bënin fare me avionët rusë.

ME TE LEXUARAT