Lindja e Mesme në "KAOS", Rusia nuk kursen ironitë për Trump: "Paqebërësi" e tregoi prap fytyrën...

Dmitry Medvedev, nënkryetar i Këshilli i Sigurisë i Rusisë, ka reaguar ashpër ndaj presidentit amerikan Donald Trump pas ofensivës që Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Izraeli ndërmorën ndaj Iranit.
Në një deklaratë publike, Medvedev u shpreh: “Paqebërësi e tregoi edhe një herë fytyrën e tij”, duke shtuar se negociatat me Iranin kanë qenë vetëm një shpërqendrim. Sipas tij, “askush nuk donte të negocionte asgjë në të vërtetë”.
Ai ngriti gjithashtu një krahasim historik, duke theksuar moshën relativisht të re të SHBA-së përballë historisë mijëravjeçare të shtetit pers, dhe shtoi: “Le ta shohim çfarë do ndodhë 100 vite nga tani”.
Deklarata e tij vjen në një moment tensionesh të larta në Lindjen e Mesme, pas përshkallëzimit të fundit ushtarak.


