KE propozon shfuqizimin e tarifave roaming për Shqipërinë dhe Ballkanin Perëndimor

Komisioni Evropian ka propozuar që qytetarët e Shqipërisë dhe vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor të mund të përdorin telefonatat, mesazhet dhe internetin në BE pa tarifa shtesë roamingu.
Kur negociatat të përfundojnë dhe rregullat të hyjnë në fuqi, udhëtimi dhe komunikimi mes BE-së dhe rajonit do të bëhet më i lehtë dhe më i lirë për të gjithë.
“Komisioni Evropian ka propozuar nisjen e negociatave për ta shtrirë rregullin ‘Roam Like At Home’ edhe në Shqipëri dhe vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor.
Kjo do të thotë se, sapo të përfundojnë negociatat dhe të hyjnë në fuqi rregullat e reja, qytetarët që udhëtojnë mes BE-së dhe rajonit do të mund të përdorin thirrjet, internetin dhe mesazhet pa tarifa shtesë roamingu”, thuhet në njoftim.


