71-vjeçari plagos me thikë djalin e vëllait të tij, në banesë i gjenden fishekë

Aktualitet

71-vjeçari plagos me thikë djalin e vëllait të tij,

Një 71-vjeçar ka plagosur me thikë djalin e vëllait të tij.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Rënda të DVP Fier arrestuan shtetasin P. Z., 71 vjeç, banues në Fier, pasi për motive të dobëta ka plagosur me mjet prerës (thikë) djalin e vëllait të tij, shtetasin R. Z., 50 vjeç. Më pas nga kontrolli i banesës së shtetasit P. Z., u gjetën dhe sekuestruan disa fishekë.

Po nga këta specialistë u shpall në kërkim shtetasi F. Ç., 29 vjeç, banues në Fier, pasi ka përplasur qëllimisht me automjetin e tij shtetasin S. N., 45 vjeç, dhe bashkëshorten e tij, shtetasen E. N (M)., 35 vjeçe, me të cilët ka patur një konflikt të mëparshëm. Po punohet për kapjen e tij.

ME TE LEXUARAT