Si e priti Miri darkën romantike mes Selin dhe Gimbos/ Banori: Afrohen më shumë vetëm për të parë reagimin tim

Selin dhe Gimbo përjetuan një darkë romantike një natë më parë dhe menjëherë pas saj, të dy banorët patën një përplasje me njëri-tjetrin, që më pas u sheshuan.
Por si e priti këtë darkë Miri? Në Prime, banori u shpreh se nuk i intereson çfarë ndodhë me marrëdhënien e tyre, duke shtuar se Selin dhe Gimbo bëjnë gjeste të tepruara sipas tij, për të parë çfarë reagimi ai do të ketë.
Gimbo: Ka qenë pas darkës. Unë i shkova dhe e pashë që nuk ishte mirë. Ajo më tha diçka dhe u preka. Nuk mund të prishemi as për Arditin, as për Mirin dhe as për asnjë. E kam ndjerë që nëse dal sot, nata e mbrëmshme është një kujtim i bukur. Uroj shumë që mos të zhgënjehem prej saj. Mua nuk më pengon nëse kjo është e fokusuar te loja, sepse unë vet e suportoj. Unë kisha qejf në atë moment që të kalojmë shumë mirë. Si shumë situata në këtë shtëpi, unë kuptoj familjen e saj. Mundohem të respektoj hapësirën e saj. Selin ka mendimet e veta. Është si një oqean, vështirë ta arrish deri në fund.
Selin: Kur them që dua një minikonfirmim, nuk është se mua do më martojë familja, unë do martohem vetë. Sa për darkën, më vjen keq që kam dalë në ato momente kur unë e shtyj Gimbon. Në këto momente, më kapi një ‘boost’ emocionesh dhe më duhet koha ime që t’i menaxhoj ato. Gimbo më pëlqen si djalë. E kam thënë dhe më parë, Miri nga këto reagime ka ardhur deri këtu. Ajo marrëdhënia edhe pse është prishur, Miri përpiqet t’i kapë Prime-t me atë situatë. Nuk është një marrëdhënie që po e bëjmë për lojë. Por Miri nuk i njeh këto gjëra.
Miri: Si unë të hidhërohem, si të rri pa asnjë shprehi, unë sulmohem kur është situata për këta të dy. Sa herë jam unë aty prezent, këta përqafohen më shumë, afrohen më shumë, sepse duan të shohin çfarë reagimi bëj unë. Për mua, këta të bëjnë ç’të duan. Nuk kënaqem, por dua të shoh fytyrën e vërtet të Selin nëse i bën këto për show, apo i ndjen.BBVA5


