Pas hedhjes së molotovëve nga protestuesit, Berisha: Ky është një tubim paqësor

Politikë

Pas hedhjes së molotovëve nga protestuesit, Berisha: Ky

Sali Berisha e ka cilësuar këtë protestë paqësore, ndërsa vetëm pak çaste para se të bënte këtë deklaratë u hodhën disa molotovë.

“Protestë paqësore e opozitës, ka formën e një marshimi revoltë proteste në rrugët e Tiranës për të shprehur zemërimin popullor ndaj kreut të organizatës kriminale dhe anëtarëve të saj.

Për t’i thënë Edi Ramës, jo vetëm një Lubi , por 30 Lubi të largosh, do jesh ti objektivi kryesor i revoltës.

Do të jetë vetëm Edi Rama, deri në largimi i tij. Është Edi Rama gjeneratori i të gjitha të këqijave të lidhura me regjimin e tij. Largimi i njërit apo tjetrit, janë vetëm përpjekje të dështuara për të ruajtur lëkurën e tij”, tha Berisha.

Protesta e sotme nisi te Kryeministria, pa fjalime, dhe më pas vijoi marshimi drejt Policisë së Shtetit./TCH

ME TE LEXUARAT