Protesta e PD/ Rama paralelizëm me luftën në Iran: Shqipëria kundër mullahëve të Teheranit, opozita kundër Tiranës

Politikë

Protesta e PD/ Rama paralelizëm me luftën në Iran: Shqipëria

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për protestën e Partisë Demokratike duke bërë një paralelizëm me sulmet që po zhvillohen në Iran.

Rama ka publikuar foto nga Irani i sulmuar nga SHBA dhe Izraeli dhe në tjetër foto është një kosh mbeturinash që i është vënë flaka nga protestuesit.

Ndërsa Shqipëria mbështet sulmet drejt Iranit për një botë të lirë, thotë Rama, opozita shqiptare, referuar PD-së, proteston kundër kryeqytetit, duke pasur parasysh aktet e dhunës me molotovë të hedhura nëpër rrugë e kosha.

“Shqipëria me botën e lirë kundër mullahëve të Teheranit, opozita shqiptare me plehrat kundër qytetarëve të Tiranës”, shkruan Edi Rama./Shqiptarja

ME TE LEXUARAT