Pas pak protesta e opozitës / 1300 efektivë në gatishmëri te Kryeministria, Policia merr masa me autobotë uji

Aktualitet

Pas pak protesta e opozitës / 1300 efektivë në gatishmëri te

Rreth orës 18:00 parashikohet të nisë protesta e opozitës, para godinës së Kryeministrisë.

Ashtu sikurse në protestën e një jave më parë, policia e kryeqytetit njoftoi se nuk e ka autorizuar protestën, ndërsa janë marrë masa për sigurimin e rendit.

Gazetarja Dorjana Bezat raporton se 1300 forca janë në gatishmëri para godinës së Kryeministrisë, teksa PD përgatitet për nisjen e protestës.

Në fokus të policisë është ruajtja e institucioneve, ndërsa janë marrë masat antitubim me autoboot uji, zjarrfikëse dhe ambulanca nëse do të jetë e nevojshme.

Nëse skenari do të jetë i njëjtë si në protesta e shkuara, tubimi pritet të jetë me trazira me hedhje molotovësh dhe lëndësh piroteknike./TCH

ME TE LEXUARAT