Mediat serbe ngrejnë alarmin pas protestave për UÇK-në: Po promovojnë Shqipërinë e Madhe

Bota

Mediat serbe ngrejnë alarmin pas protestave për UÇK-në: Po
Mediat serbe kanë shtuar tonet e propagandës anti-shqiptare duke e kornizuar reagimet në Kosovë kundër vendimit të Hagës për ish krerët e UÇK-së si një akt glorifikimi për këtë të fundit dhe një shenjë promovimi të ‘Shqipërisë së Madhe’.

I tillë është rasti i të përditshmes serbe ‘Alo, e cila pretendon se në protestat kundër vendimit të Hagës ‘janë valëvitur flamuj të Shqipërisë së Madhe’ e janë kënduar këngë për të ‘nga Tirana deri në Bujanoc’.


Veccanërisht kritike është kjo media ndaj protestës që u mbajt në Vienë, duke krijuar narrativën se tubimi pro UÇK-së përbënte një problem sigurie dhe se nacionalizmi shqiptar po ‘importohet’ në Austri.

kjo media raporton se protesta në Vienë kundër vendimit të Hagës është pritur me kritika nga kreu i grupit parlamentar të Partisë së Lirisë së Austrisë (FPÖ) në Asamblenë e Vjenës, Maximilian Krauss, dhe deputeti Ilija Tufegdžić

“Liria e tubimit është një vlerë e çmuar. Megjithatë, ajo që ne e kundërshtojmë me vendosmëri është glorifikimi i simboleve të UÇK-së, përdorimi i simboleve që përfaqësojnë të ashtuquajturën ‘Shqipëri e Madhe’ dhe thirrjet me slogane nacionaliste në zemër të Vjenës”, citohen të kenë thënë Krauss dhe Tufegdžić në një deklaratë.

“Referuar raportimeve të mediave, janë parë edhe flamuj me motive të ‘Shqipërisë së Madhe’ dhe janë dëgjuar slogane. Fantazitë nacionaliste territoriale dhe glorifikimi i grupeve të armatosura nuk kanë vend në Vjenë. Kushdo që proteston në Austri ka të drejtë të kritikojë një vendim gjyqësor.

Megjithatë, kjo e drejtë përfundon aty ku frikësohen grupet e tjera etnike, glorifikohen konfliktet historike apo përhapen mesazhe ekstremiste dhe irredentiste”, deklaruan dy deputetët e Partisë së Lirisë së Austrisë, sipas medias serbe.

“Pikërisht për këtë arsye presim që të gjitha forcat politike dhe shoqërore në Vjenë të distancohen qartë nga glorifikimi i dhunës dhe pretendimet fantastike territoriale. Vjena nuk duhet të shndërrohet në skenë të konflikteve etnike të importuara.

Kushdo që jeton dhe proteston këtu duhet të jetë në gjendje ta shprehë lirisht mendimin e tij, por njëkohësisht duhet të respektohen rendi juridik demokratik, dinjiteti njerëzor dhe bashkëjetesa paqësore e të gjithë banorëve të Vjenës”, theksuan Krauss dhe Tufegdžić, sipas medias serbe

Hashim Thaçi dhe Jakup Krasniqi u dënuan më 16 shtator, në shkallë të parë, me nga 25 vjet burg për krime lufte. Kadri Veseli u dënua me 18 vjet burg, ndërsa Rexhep Selimi me 13 vjet. Ata u dënuan për krime lufte, një verdikt që Serbia nuk e priti mirë me argumentin se të katër komandantët kishin kryer krime kundër njerëzimit dhe jo thjesht krime lufte.

ME TE LEXUARAT