Ministri izraelit i Mbrojtjes: Sulmi ndaj Iranit ishte planifikuar fillimisht për mesin e vitit 2026

Ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz, zbuloi se sulmi ndaj Iranit nuk ishte planifikuar fillimisht për shkurt, por për mesin e vitit 2026. Sipas tij, zhvillimet e fundit e detyruan Tel Avivin dhe Shtetet e Bashkuara të përshpejtonin operacionin e përbashkët.
Në një postim, Katz shkroi:
"Operacioni aktual ishte planifikuar për mesin e vitit me të njëjtin objektiv siç ishte vendosur më parë.
Megjithatë, për shkak të zhvillimeve dhe rrethanave — kryesisht ngjarjeve në Iran, qëndrimit të presidentit amerikan dhe mundësisë për të kryer një operacion të kombinuar — lindi nevoja për ta çuar operacionin përpara shkurtit."
Ky njoftim hedh dritë mbi strategjinë e Izraelit dhe koordinimin me SHBA-në në një nga rajonet më të tensionuara të botës./Lajmi i Fundit


