Nga pallati mbretëror në natyrë, Princ Harry dhe Meghan Markle “thyejnë” traditën me kartolinën familjare për Krishtlindje

Bota

Nga pallati mbretëror në natyrë, Princ Harry dhe Meghan Markle

Princi Harry dhe Meghan Markle kanë zgjedhur të urojnë festat e fundvitit me një kartolinë ndryshe nga tradita mbretërore. Çifti mbretëror publikoi në Instagram një foto private familjare, ku shfaqen së bashku me fëmijët e tyre, Archie dhe Lilibet.

Fotografia i paraqet të katër në një ambient natyror, mbi një urë të vogël prej druri, të rrethuar nga pemë dhe dritë natyrale. Imazhi pasqyron një moment të veçantë familjar, larg pozave formale dhe protokollit zyrtar. Archie shihet duke përqafuar të atin, ndërsa Lilibet mban duart e Meghan-it, duke krijuar një skenë të thjeshtë dhe emocionale.

“Gëzuar festat! Nga familja jonë për të gjithë ju.”, shkruhej në postim.

Kartolina e Harry-t dhe Meghan-it, pavarësisht dallimeve të dukshme në stil, është pjesë e një tradite që daton që nga viti 1923. Çdo vit, anëtarët kryesorë të monarkisë britanike, nga Mbreti Charles dhe Mbretëresha Camilla te Princ William dhe Kate Middleton, ndajnë publikisht urimet e tyre për festat e fundvitit, një moment i shumëpritur nga ndjekësit e familjes mbretërore.

Interesant është fakti se këto imazhe rrallëherë pasqyrojnë atmosferën klasike të Krishtlindjeve. Fotografitë realizohen zakonisht në ambiente të ndriçuara dhe me diell, duke synuar të transmetojnë mesazhe optimizmi, stabiliteti dhe vazhdimësie institucionale.

ME TE LEXUARAT