Pse është e rëndësishme mbyllja e Ngushticës së Hormuzit nga Irani?

Bota

Pse është e rëndësishme mbyllja e Ngushticës së

Lufta mes SHBA-së, Izraelit dhe Iranit është shtrirë në Ngushticën e Hormuzit, një nga pikat më kritike të transportit energjetik në botë, duke shkaktuar rritje të çmimeve të naftës.

Të hënën, një komandant i IRGC-së deklaroi se ngushtica ishte “e mbyllur” dhe se çdo anije që do të përpiqej të kalonte do të “ndizej”.

Që nga e marta, çmimet e naftës janë rritur për të tretën ditë radhazi, ndërsa çmimi i kontratave të ardhshme të naftës Brent po i afrohet 80 dollarëve. Ekzistojnë frikëra se çmimi i një fuçie nafte mund të arrijë deri në 100 dollarë në ditët në vijim, nëse lufta vazhdon.

Ngushtica e Hormuzit, e cila shtrihet mes Iranit dhe Omanit, është një nga rrugët më të rëndësishme të tranzitit të naftës në botë, pasi rreth 20 për qind e furnizimit global me naftë kalon përmes saj.

Çdo ndërprerje në këtë zonë do të rriste më tej çmimet e naftës së papërpunuar dhe do të shtonte frikën për një përshkallëzim rajonal.

Pjesa më e madhe e naftës së papërpunuar që transportohet përmes Ngushticës së Hormuzit shkon drejt Azisë, ku Kina, India, Japonia dhe Koreja e Jugut përbëjnë gati 70 për qind të dërgesave, sipas Administratës Amerikane të Informacionit për Energjinë.

Përveç naftës, produktet energjetike që përballen me presion në furnizim përfshijnë karburantin e avionëve dhe gazin natyror të lëngshëm (LNG).

Rreth 30 për qind e furnizimit të Evropës me karburant për avionë buron ose kalon në tranzit përmes ngushticës, ndërsa një e pesta e furnizimit global me LNG kalon nëpër këto rrugë ujore.

ME TE LEXUARAT