Maçoku legjendar i Downing Street, që ka përcjellë 5 kryeministra britanikë – a do jetë Starmer ‘viktima’ e radhës?

Vitet e fundit, Mbretëria e Bashkuar ka parë shumë kryeministra që ndërrojnë postet, por një gjë ka mbetur konstante në Downing Street… Larry, një mace 19-vjeçare.
Sipas The Independent, macja ka jetuar në rezidencën e kryeministrit, në Downing Street, për 15 vitet e fundit. Që nga viti 1997, kur Humphrey doli në pension, rezidenca e kryeministrit ka pasur nevojë për një mace. Këtu u shfaq Larry, një maçok endacak katërvjeçar i cili, më 15 shkurt 2011, u zhvendos nga një strehë kafshësh në Battersea në rezidencën e kryeministrit në Downing Street, e cila po përballej me një infektim nga minjtë.
In British politics, leaders come and go... however, there's been one constant at Downing Street - Larry the cat pic.twitter.com/YQIiejDXCd
— The Independent (@Independent) May 13, 2026
Larry, si çdo mace, fle me orë të tëra, dhe vendet e preferuara ka radiatorët dhe dyshemenë. Nuk ka informacion në lidhje me aftësitë e tij në asgjësimin e minjve, por ai është parë një herë, në vitin 2010, duke ngritur një pritë për të kapur një pëllumb, por dështoi teksa filmohej edhe nga kamerat.
Ai ka parë gjashtë kryeministra të hyjnë dhe të dalin nga dera e ndërtesës së Downing Street.
Gjashtë kryeministrat që Larry ka pritur janë: David Cameron (11/5/2010 – 13/7/2016), Theresa May (13/7/2016 – 24/7/2019), Boris Johnson (24/7/2019 – 6/9/2022), Liz Truss (6/9/2022 – 25/10/2022), Rishi Sunak (25/10/2022 – 5/7/2024) dhe Keir Starmer (nga 5/7/2024 deri më sot).
Në ditët e fundit, dhe pas humbjes së Partisë Laburiste në zgjedhjet lokale dhe rajonale të javës së kaluar, Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer, është përballur me presion në rritje, pasi më shumë se 80 deputetë laburistë po kërkojnë dorëheqjen e tij. Deri më tani, udhëheqësi 63-vjeçar i Partisë Laburiste dhe Kryeministri nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen dhe në thelb u ka bërë thirrje kritikëve të tij që të veprojnë zyrtarisht kundër tij dhe të nisin një proces për të sfiduar udhëheqjen e tij.
"Whether Starmer stays or goes we can all agree that me being fed is the most important thing" pic.twitter.com/sRSoRPzFoN
— Larry the Cat (@Number10cat) May 11, 2026
Llogaria në X në nder të Larryt… komentoi me humor situatën aktuale politike në Britani, duke shkruar: “Pavarësisht nëse Starmer qëndron apo jo, të gjithë biem dakord se gjëja më e rëndësishme është të më mbajnë të ushqyer.”
Marrëdhënia e Larry-t me kryeministrat
Pavarësisht thashethemeve se David Cameron nuk e pëlqeu kurrë, në fjalimin e tij të fundit, ai i kushtoi disa fjalë shokut të tij të dhomës. “Për fat të keq nuk mund ta marr me vete, ai i përket rezidencës së Kryeministrit dhe stafi e do shumë, ashtu si unë”, tha ai.
Theresa May e konsideronte Larry-n një yll të vogël, i cili edhe në momentet e fundit të mandatit të saj u përpoq t’i vidhte vëmendjen. Stafi u pa duke nxituar për të marrë Larryn përpara se May të shpallte me lot në sy dorëheqjen e saj në vitin 2019.
Mbërritja e Boris Johnson në rezidencën e kryeministrit nuk e errësoi lavdinë e Larryt dhe nuk iu bë vonë kur Johnson solli një qen në Downing Street.
Në 44 ditët që Liz Truss ishte kryeministre, ajo ndoshta nuk arriti të fitonte simpatinë e Larryt, i cili kishte më shumë ndjekës në X sesa kryeministrja. Në fakt, kur ajo u përpoq ta përkëdhelte ndërsa mirëpriste kryeministrin danez, Larry e shpërfilli plotësisht Truss, para kamerave.
Për më tepër, Larry nuk i pëlqente veçanërisht vizitorët meshkuj në Downing Street. Ai bëri një përjashtim për Barack Obamën, i cili vizitoi Londrën në vitin 2011. Disa vite më vonë, në vitin 2019, ai i shkaktoi dhimbje koke rojes së sigurisë së Donald Trump kur ai vendosi të flinte gjumë nën limuzinën e presidentit amerikan.


