Rutte: Evropa "mbështet plotësisht" veprimin e SHBA-së ndaj Iranit, NATO nuk do të ndërhyjë

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, deklaroi se Evropa “mbështet plotësisht” veprimet e SHBA-së në Iran, duke theksuar se politika iraniane përbën një “kërcënim” për kontinentin, Izraelin dhe rajonin përreth.
Duke folur për BBC-në, ai tha se Evropa “po ndërmerr vërtet veprime”.
I pyetur nëse kishte pasur dijeni paraprake për sulmet SHBA–Izrael ndaj Iranit, Rutte u përgjigj se nuk kishte diskutuar kurrë publikisht detaje të tilla. Megjithatë, ai këmbënguli se kishte zhvilluar “shumë biseda” me zyrtarë amerikanë dhe se Uashingtoni dhe NATO po “koordinoheshin ngushtë”.
Kur u pyet nëse forcat e NATO-s do të përfshiheshin në operacione, Rutte u përgjigj: “Jo, ky është qartë një operacion i udhëhequr nga amerikanët dhe izraelitët.”
Ai shtoi se “ajo që po dëshmojmë tani” është se aleatët e NATO-s dhe “miqtë tanë në rajon” po i nënshtrohen “sulmeve pa dallim” nga Irani, ndaj po bëjnë gjithçka që munden në këtë situatë./Lajmi i Fundit


