"Shkaktojnë mbytje, bllokim të zorrëve, shqetësime të rënda", SHBA tërheq nga tregu produktin vd'ekjeprurës për fëmijët

Bota

"Shkaktojnë mbytje, bllokim të zorrëve, shqetësime
Produktet e prekura përfshijnë “Squeezy Dumplings” nga GIHNJSI dhe “Rainbow Mystery Squishy Buns” nga OKK Trading. Të dyja përmbajnë rruaza uji, të cilat, nëse gëlltiten, mund të zgjerohen brenda barkut të fëmijës, duke shkaktuar mbytje, bllokim të zorrëve, shqetësime të rënda dhe madje edhe “rrezik për vdekje”, paralajmëroi CPSC.

Tërheqja nga tregu preku rreth 8,000 lodra “Squeezy Dumplings”, të cilat u shitën në Amazon gjatë muajve maj dhe qershor, sipas njoftimit për tërheqjen.

"Shkaktojnë mbytje, bllokim të zorrëve, shqetësime

Këto lodra xhelatinoze që shtrydhen njihen për formën e tyre të rrumbullakët dhe të butë, përmbajtjen e ngjashme me xixa, fytyrat vizatimore dhe paketimin e modeluar sipas një ene bambuje për gatim me avull, ku shkruhet “SQUEEZY DUMPLINGS” dhe “SQUEEZE ME” (“MË SHTRËNGO”).

Ndërkohë, më shumë se 7,200 lodra “Rainbow Mystery Squishy Bun”, të cilat u shitën në dyqane të palëve të treta në të gjithë SHBA-në nga maji deri në gusht të këtij viti, u përfshinë gjithashtu në tërheqjen nga tregu.

Ato kanë një dizajn të ngjashëm me “Squeezy Dumplings”, të kompletuara me xixa, fytyra dhe të njëjtat enë në formë avulloreje, por në etiketën e tyre shkruhet “Rainbow MYSTERY” dhe “SUGAR EDITION”.

ME TE LEXUARAT