Berisha niset për në SHBA pas heqjes së "non gratës", flet nga Rinasi: Nuk është fitore personale

Politikë

Berisha niset për në SHBA pas heqjes së "non
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, është nisur drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës në një vizitë që ai vetë e ka cilësuar si mjaft domethënëse dhe me peshë të veçantë për vendin.

Në një prononcim për mediat nga aeroporti, Berisha u shpreh se ky udhëtim ka ngjashmëri me vizitën e tij të parë në SHBA, ndërsa nuk kurseu as thumbat ndaj kryeministrit Edi Rama, duke i dërguar një mesazh të prerë përpara nisjes.

Deklarata:
Berisha: Udhëtimi është jashtëzakonisht i rëndësishëm. Ka disa ngjashmëri me udhëtimin tim të parë në SHBA

Pyetje: Zoti Berisha, pyetja e parë. Keni udhëtuar shpesh në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si kryeministër keni takuar presidentë të ndryshëm. Po çfarë emocioni keni në këtë udhëtim? Është një emocion ndryshe apo shkoni i ftohtë?

Sali Berisha: Po, është ndryshe. Është ndryshe. Ka disa ngjashmëri. Ndonëse është vite dritë larg, por ka disa ngjashmëri me udhëtimin tim të parë në Shtetet e Bashkuara.


Pyetje: Është më i rëndësishmi ky udhëtim apo si do ta vlerësoni? Më historiku?

Sali Berisha: Është jashtëzakonisht i rëndësishëm. Thashë, fakti që jeni këtu dëshmon se ju e ndjeni të drejtë se ky është udhëtimi i viteve për Shqipërinë.

Pyetje: Dhe një pyetje, biletën e biznes apo ekonomik class?

Sali Berisha: Faleminderit shumë. Faleminderit dhe mirupafshim.

Pyetje: Ju nisët fraksionin dhe ju drejtuat parlamentit duke thënë që unë erdha. A keni një mesazh për kryeministrin Rama tani që po niseni për në SHBA? Para pak minutash ka qenë në aeroport... Çfarë mesazhi keni për zotin Rama?

Sali Berisha: Për Padrinon, i them se po niset si Padrino dhe po arrin si Ramaduro.

ME TE LEXUARAT