Shpërthejnë protestat kundër emigrantëve në Irlandën e Veriut, shkak një sulm me thikë nga një azilkërkues!

Protesta kundër imigracionit kanë shpërthyer në Belfast të Irlandës së Veriut pas një sulmi me thikë në qytet.
Trazirat shpërthyen disa orë pasi policia akuzoi një 30-vjeçar azilkërkues nga Sudani për tentativë vrasjeje, pasi plagosi rëndë me thikë një burrë të hënën në mbrëmje në veri të Belfastit.
Turma njerëzish, përfshirë burra të maskuar, dogjën automjete dhe shtëpi dhe bllokuan rrugët brenda dhe përreth Belfastit të martën në mbrëmje, disa orë pasi Elon Musk, Tommy Robinson dhe të tjerë u bënë thirrje njerëzve të dilnin në rrugë.
Protestuesit rrëmbyen dhe dogjën një autobus në lindje të Belfastit dhe dogjën makina pranë Shankill Road dhe në Newtownabbey. Pati protesta më të tjera në qytete të tjera irlandeze, Antrim, Bangor dhe Ballymena.
Në Londër të Anglisë, një grup prej rreth 60 protestuesish u mblodhën në Sheshin e Parlamentit.
Kryeministri britanik, Keir Starmer e quajti sulmin e së hënës në mbrëmje të neveritshëm.
“Nuk kam absolutisht asnjë tolerancë për skena të neveritshme dhune si kjo në rrugët tona. Mendimet e mia janë para së gjithash me viktimën dhe falënderoj ndihmësit e parë, përfshirë anëtarët e publikut që ndërhynë.”


