Skandalet e korrupsionit/ Mijëra spanjollë protestojnë në Madrid, kërkohet dorëheqja e kryeministrit

Bota

Skandalet e korrupsionit/ Mijëra spanjollë protestojnë në

Mijëra njerëz dolën në protestë në sheshin e Madridit duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit socialist Pedro Sanchez, pas akuzave për korrupsion në rrethin e tij të afërt.

Demonstruesit, shumë prej tyre me flamuj spanjollë dhe pankarta “Mjaft!”, marshuan nëpër qytet deri pranë Moncloa, rezidenca zyrtare e kryeministrit.

Protesta u organizua nga më shumë se 150 shoqata civile dhe u mbështet nga Partia Popullore (PP) dhe partia e ekstremit të djathtë Vox.

 
Organizatorët thanë se morën pjesë rreth 120.000 persona, ndërsa përfaqësuesi i qeverisë vlerësoi rreth 40.000. Në fund të marshit, një grup i vogël protestuesish u përpoq të afrohej te rezidenca, por u ndalua nga policia.

ME TE LEXUARAT