‘Skifteri’ nga Laçi bën namin në Britani/ Grabiti 31 shtëpi, prangoset nga policia në Kent

Bota

‘Skifteri’ nga Laçi bën namin në Britani/ Grabiti

Një i dyshuar për grabitje është paraqitur në gjykatë pasi është akuzuar për më shumë se 30 vepra penale në të gjithë Anglinë.

Sipas Kent Online të cilës i referohet Top Channel, katërmbëdhjetë prej këtyre veprave penale dyshohet se kanë ndodhur në Kent, në Sevenoaks, Tonbridge dhe Ashford. Gledis Uka, 29 vjeç, pa adresë të fiksuar, u akuzua të shtunën, më 31 janar, me 31 akuza për vjedhje me thyerje dhe dy akuza për tentativë vjedhjeje me thyerje.

Ai u paraqit sot në Gjykatën e Magjistraturës në Sevenoaks, ku u la në paraburgim. Sipas raportimeve shumë prej pronave kishin një dritare ose derë xhami të thyer nga një burrë i maskuar, i cili më pas vodhi bizhuteri dhe para.
Uka u arrestua në Essex nga oficerët e Policisë së Kentit të premten. Ai do të paraqitet në Gjykatën e Kurorës në Maidstone të hënën, më 2 mars.

Veprat e tjera të dyshuara kanë ndodhur në prona në Berkshire, Bristol, Buckinghamshire, Essex, Suffolk dhe Surrey.

 

 

ME TE LEXUARAT