Spiuni i Kremlinit/ Çfarë fshihet pas aplikacionit “Max” dhe pse po kthhet në detyrim për qytetarët rusë

Bota

Spiuni i Kremlinit/ Çfarë fshihet pas aplikacionit “Max”
Gjatë 18 muajve të fundit, dhjetëra milionë rusë janë detyruar të instalojnë në telefonat e tyre, një aplikacion të ri, të projektuar për mesazhe dhe pagesa.

Aplikacioni i quajtur “Max” është prezantuar si një alternativë patriotike ndaj Telegram dhe WhatsApp. Po ashtu, aplikacioni është reklamuar fuqishëm nga personazhet e famshëm rusë, dhe kj oka bërë që të kthehet në aplikacionin e mesazheve më të përdorur në vend.

“Max” është një produkt i “VKontakte”, kompanisë ruse të mediave sociale, e cila është shumë e përfshirë me shtetin rus. Presidenti rus, Vladimir Putin, thuhet se zotëron një pjesë indirekte të aksioneve në Max.

Max është versioni rus i një “super-aplikacioni”, që kombinon një ekosistem shërbimesh në një platformë të vetme. Është një kontejner për një numër “mini-aplikacionesh” që tani lehtësojnë jetën e përditshme në Rusi.

Ai përmban aplikacione bankare, një shërbim mesazhesh që synon të zëvendësojë Telegram dhe aplikacione për shërbime thelbësore qeveritare. Super-aplikacioni më i njohur në botë është WeChat, platforma kineze për gjithçka që lehtëson kontrollet sociale të shtetit.

Por, ndërsa WeChat është zhvilluar gjatë dekadave, në hap me kontrollet e tjera të internetit të Kinës, Max është imponuar mbi një popullsi që dikur kishte akses kryesisht falas në internet.

Por teksa aplikacioni në pamje të parë të duket tepër tërheqës dhe i dobishëm, Roya Ensafi, një profesoreshë e asociuar e shkencave kompjuterike në Universitetin e Miçiganit, ka ngritur alarmin për aftësitë “përgjuese” të “Max”.

“Ajo që ofron Max është taktika më e zgjuar dhe gjithashtu më e frikshme nga qeveritë autoritare për të mbikëqyrur qytetarët e tyre.”- ka thënë Ensafi për “The Guardian”.

Ekipi i Ensafi-t arriti të shkarkonte versionin e aplikacionit të përdorur në Rusi. Ata zbuluan se Max mund të kapë ekranin e pajisjeve të përdoruesve dhe përmbajtjen e mini-aplikacioneve të tij, pa dijeninë e tyre. Ai mund të hyjë në të gjithë informacionin e ruajtur në këto mini-aplikacione, mesazhet dhe pagesat e tyre. Mund të imitojë përdoruesit e tij pa e ditur ata.

Madje mund të injektojë kod në mini-aplikacione, që do të thoshte se qeveria ruse mund ta përdorë Max për të nisur sulme kibernetike.

Shumë rusë që punojnë në ose përreth institucioneve shtetërore në fakt janë detyruar të përdorin Max. Zyrtarët dhe punonjësit e sektorit publik, studentët e universitetit, mësuesit dhe madje edhe nxënësit e shkollave janë përballur të gjithë me presion për të transferuar komunikimet e tyre në platformë.

ME TE LEXUARAT