EMRAT/ Plagosja e tre të rinjve në Sarandë, dalin pamjet nga sherri! Njëri prej autorëve futet në berberhane dhe…

Kanë dalë pamjet e përleshjes me thika mes disa të rinjve, të ndodhur ditën e sotme në Sarandë, ku mbetën të plagosur tre persona.
Pamjet e filmuara nga kamerat e sigurisë së berberhanes ku ndodhi ngjarja, ku duket se autorët kanë tentuar të zënë në befasi njërin prej të rinjve dhe kanë tentuar ta qëllojnë me thikë në qafë.
Por fatmirësisht i riu është shmangur në kohë, duke arritur të shpëtojë.
Të plagosur në ngjarje janë vëllezërit Elidon Shukulli, 24 vjeç, Mario Shukulli, 20 vjeç, si dhe Andi Saliaj, 19 vjeç.
Ata u transportuan menjëherë në urgjencën e Spitalit të Sarandës, ku morën ndihmën e parë mjekësore. Për shkak të gjendjes së tij më të rëndë, Elidon Shukulli u dërgua drejt Tiranës për trajtim më të specializuar mjekësor.
Policia e Sarandës bëri të ditur se për ngjarjen ka arrestuar Kamelo Aliajn, 22 vjeç, Andi Saliajn, 19 vjeç, dhe Eduard Bajramin, 19 vjeç, të tre banues në Sarandë.


