Berisha zbulon kompaninë që loboi për heqjen e “Non Grata”-s: “Vendimi u mor nga Departamenti i Shtetit”

Politikë

Berisha zbulon kompaninë që loboi për heqjen e “Non

 ftuar në emisionin “Opinion”, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka komentuar heqjen e statusit “Non Grata” dhe vizitën e tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Berisha zbuloi se kompania që ka ndjekur procesin e lobimit ka qenë “Continental”, ndërsa sqaroi se Chris LaCivita nuk ka pasur asnjë lidhje me këtë çështje.

Kreu i PD-së nënvizoi se pagesa për këtë shërbim ka qenë minimale dhe se vendimi përfundimtar është marrë nga Departamenti i Shtetit i SHBA-së. Gjithashtu, ai bëri me dije se vizat e tij dhe të familjarëve të tij për në SHBA janë me afat 5-vjeçar.

Fjala e plotë e Sali Berishës gjatë emisionit:

— “Ka lobuar "Continental". Ata i kanë të ndara gjërat: nëse ti merresh me lobim, duhet të regjistrohesh në gjykatë. Ligji është shumë i rreptë atje.

LaCivita nuk ka pasur lidhje. Mund të them, meqë më pyet, ka qenë çmimi më i ulët që është paguar nga një person. "Continental" është legale dhe besoj se ka lobuar në Departamentin e Shtetit. Vendimi është marrë në Departamentin e Shtetit të SHBA-së dhe ka qenë vendim i sekretarit.”

— “Unë i kam dërguar një letër informimi Trumpit, kur ishte ai në opozitë. Siç i kam dërguar të gjithë liderëve që njihja dhe kishin peshë, dhe jam i sigurt që letra i ka shkuar. Unë e informova me një letër dhe jam i sigurt që ai e ka lexuar atë letër. Këtë ma ka thënë një person i njohur.”

— “Viza për në SHBA vlen 5 vite. Edhe familjarët e mi mund të shkojnë kur të duan në SHBA.”

ME TE LEXUARAT