Stuhia Leonardo shkakton viktimën e parë Portugali, 60-vjeçari gjendet i mbytur në makinën e tij

Përmbytjet e shkaktuara nga stuhia Leonardo, e cila goditi pjesë të Gadishullit Iberik të mërkurën, i kanë marrë jetën një burri 60-vjeçar në Portugali. Ai u rrëmbye nga ujërat e rrëmbyeshme të lumit ndërsa përpiqej të kalonte një zonë të përmbytur me makinën e tij, thanë shërbimet e emergjencës.
Në një zonë të përmbytur, “u gjet një automjet me një pasagjer, kemi një të vdekur”, tha një zëdhënës i mbrojtjes civile për AFP-në, duke shpjeguar se viktima u gjet pranë një dige në komunitetin e Serpës, në pjesën juglindore të territorit portugez.
Sakaq, stuhia Leonarda ka goditur dhe Spanjën jugore, duke përmbytur Grazalemën dhe duke detyruar evakuime dhe mbylljen e shkollave. Rajoni mbetet nën alarm të kuq, me deri në 150 litra për metër katror që pritet të rritet ende dhe erëra që arrijnë 80 km/orë.


