The Telegraph: Trump do t’i ofrojë Putinit mineralet e rralla të Alaskës në këmbim të paqes në Ukrainë
Presidenti amerikan Donald Trump po përgatitet t’i ofrojë homologut rus Vladimir Putin qasje në burimet e mineraleve të rralla të Alaskës në këmbim të një marrëveshjeje paqeje për Ukrainën.
Sipas The Telegraph, Trump do të takohet me Putinin të premten në Alaskë dhe do të prezantojë disa propozime për të tërhequr Rusinë drejt një marrëveshjeje që i jep fund luftës.
Përveç qasjes në mineralet e Alaskës, paketat e propozuara përfshijnë edhe lehtësim të disa sanksioneve ndaj industrisë ajrore ruse dhe qasje në mineralet e rralla në territoret ukrainase të pushtuara nga Rusia.
Trump paralajmëroi gjatë një konference për shtyp se Putin do të përballet me “pasoja të rënda” nëse nuk pranon t’i japë fund konfliktit. Ai gjithashtu njoftoi planin për një takim të dytë, këtë herë me pjesëmarrjen e presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky.