Raketa iraniane hyn në hapësirën ajrore turke, rrëzohet nga NATO

Një raketë e re balistike e lëshuar nga Irani hyri në hapësirën ajrore turke dhe u neutralizua nga mbrojtja ajrore e NATO-s e vendosur në Mesdheun Lindor, tha Ministria Turke e Mbrojtjes në një deklaratë.
Ajo tha gjithashtu se mbeturinat nga raketa ranë në fusha në Gaziantep, duke shtuar se nuk kishte raportime për lëndime.
“Një raketë balistike e lëshuar nga Irani dhe që hyri në hapësirën ajrore turke u neutralizua nga mbrojtja ajrore e NATO-s të vendosur në Mesdheun Lindor. Pjesë të municionit ranë në fusha të zbrazëta në provincën Gaziantep. Nuk pati vdekje ose lëndime nga incidenti”, thuhej në deklaratë.
“Turqia i kushton rëndësi të madhe marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë dhe ruajtjes së stabilitetit rajonal. Megjithatë, ne theksojmë edhe një herë se çdo masë e nevojshme do të merret me vendosmëri dhe pa hezitim kundër çdo kërcënimi të drejtuar kundër territorit dhe hapësirës ajrore të vendit tonë”, shtoi ministria turke.
???? Gaziantep, Güneyşehir
— Rasat Haber (@rasathaber) March 9, 2026
Düşürülen balistik füzenin parçaları görüntülendi. https://t.co/BUeFDOMWmu pic.twitter.com/Dot7SCmahE


