Portofoli i risiguruesve të SIGAL: garanci dhe ekspertizë ndërkombëtare

Forca e një kompanie sigurimesh matet edhe nga risiguruesit ndërkombëtarë me të cilët punon. Sa më prestigjiozë ata, aq më të besueshme dhe të garantuara potencialet e kompanisë së sigurimit. Në terma të thjeshtë, risiguruesit janë liderët globalë që marrin në sigurim siguruesit rajonalë, apo kombëtarë.
SIGAL Insurance Group, edhe në këtë drejtim, dallon për mirë përsa i përket tregut rajonal të sigurimeve. Të gjitha kompanitë risiguruese me të cilat bashkëpunon SIGAL janë liderët botërorë të industrisë.
“SIGAL, në bashkëpunim me partenerët ndërkombëtarë i ka të risiguruara të gjitha portofolet e tij dhe të gjithë treguesit e tij duke garantuar vlerat, edhe të siguruara, edhe mbi 500 milionë euro. Por, jemi të gatshëm që të marrim edhe vlera që kalojnë miliarda shuma të siguruara”, deklaroi CEO i Sigal Insurance Group, z. Avni Ponari, për mikrofonët e Ora News.
Në industrinë vendase të sigurimeve, marrëveshjet më prestigjioze dhe me mbulimet më maksimale i ka SIGAL Insurance Group. Në lidhje me to, z. Ponari tregoi më tepër:
“Partnerët tanë janë partnerë të fuqishëm, partnerët më në zë në Evropë dhe në Botë si SWISS Re, Hannover RE, Munich RE dhe kompani të tjera me emër, duke përfshirë edhe LLOYD’S”
Nga perspektiva e klientit, risigurimi prestigjioz i kompanisë ku ai sigurohet nënkupton: garanci e plotë e përfitimit të pagesës, mbrojtje në skenarët më ekstremë, stabilitet të kompanisë që po i blen policën siguruese, besueshmëri dhe reputacion të kësaj kompanie, mundësi mbulimi në nivelet më të larta, produkte cilësore dhe të avancuara, menaxhim më i mirë i riskut, pagesa më të shpejta, siguri për mbulime jashtë Shqipërisë, shkëmbim know-how me majën e ekspertizës botërore për menaxhim.
“Ne jemi këtu për të garantuar çdo qytetar për çdolloj sigurimi që ata duan dhe për çdolloj risku që ata duan të shesin te ne. Riskun e cakton klienti. Ne e blejmë dhe e kompensojmë në rast dëmi financiarisht”, tha z. Ponari.
Për të kuptuar stabilitetin, forcën dhe korrektesën e një kompanie, mjafton të thuhet se në Shqipëri, Kosovë dhe në Maqedoni të Veriut, vetëm për të patur risiguruesit më të mëdhenj të botës si garanci për portofolët e saj, SIGAL IG pagoi 16 milionë euro kontrata përgjatë vitit 2025, ndërsa në rajon klientëve u pagoi rreth 50 milionë euro dëme, ose 1/6 e totalit të dëmeve që pagoi industria e sigurimeve.
Bashkëpunimi me liderët botërore të risigurimeve është një ndër arsyet pse paketat siguruese në SIGAL Insurance Group nuk dallojnë për nga përmbajtja, cilësia dhe mbulimi me ato në Perëndim.