TMERR në Gjermani! Shqiptarja dhe djali i saj 3-vjeçar përplasen për vdekje nga kamioni

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Schramberg në Gjermani ku kanë humbur jetën një 29-vjeçare shqiptare dhe djali i saj 3-vjeçar.
Siç raportojnë mediat lokale, aksidenti i rëndë ndodhi pak para orës 09:00 në rrugën Oberndorfer ku një 53-vjeçari i cili ishte duke drejtuar një kamion humbi kontrollin duke dalë nga rruga dhe duke përplasur për vdekje nënë e bir. Kamioni përplasi fillimisht tre automjete të parkuara dhe më pas përplasi në trotuar gruan 29-vjeçare me origjinë nga Kosova dhe djalin e saj 3-vjeçar.
Pavarësisht përpjekjeve të menjëhershme për ndërhyrje, nënë e bir ndërruan jetë në vendngjarje si pasojë e plagëve të rënda.


