“Tragjike: Pak ditë pas lindjes së fëmijës së parë, 24-vjeçari vret gruan dhe më pas kryen vetëvrasje

Një ditë që do të duhej të mbahej mend për ngjarjen e lumtur të lindjes së djalit të tyre, por u shndërrua në një makth: një 24-vjeçar qëlloi dhe vrau gruan e tij 19-vjeçare, e cila sapo kishte lindur një djalë të shëndetshëm, dhe më pas i mori jetën vetes, raporton New York Post.
Nuk është e qartë nëse fëmija ishte i pranishëm në kohën e vrasjes-vetëvrasjes, por askush tjetër nuk u plagos.
Historia
Vrasja dhe vetëvrasja ndodhi rreth orës 21:30 të së dielës, më 1 mars, brenda Spitalit Baptist Health Brookwood në Alabama. Autori i vrasjes ishte babai i të porsalindurit, 24-vjeçari Kynath Terry Jr., i cili vrau gruan e tij, Precious Johnson, dhe më pas e ktheu armën nga vetja.
Motivi
Hetimi është ende duke vazhduar për të përcaktuar saktësisht se çfarë ndodhi dhe pse. Nëna e Terry-t deklaroi se kishte pasur probleme midis çiftit para datës së lindjes, por as dyshonin që do të kishte arritur deri në këtë pikë.
Para dasmës, 24-vjeçari kishte përfunduar stërvitjen me Gardën Kombëtare të Ushtrisë. Gjithashtu duket se Johnson nuk donte që familja e Terry-t të ishte në spital për lindjen e foshnjës./Lajmi i Fundit


