Trump për Iranin: Skenari më i keq është që dikush që do marrë pushtetin të jetë po aq i keq sa i mëparshmi

Presidenti Donald Trump deklaroi se “skenari më i keq” për Iran do të ishte ardhja në pushtet e një udhëheqjeje të re “po aq të keqe sa personi i mëparshëm”.
“Kjo mund të ndodhë. Ne nuk duam që kjo të ndodhë”, tha Trump gjatë konferencës me Merz në Shtëpinë e Bardhë.
“Do të donim të shihnim dikë atje që ta çojë çështjen te njerëzit dhe më pas do të shohim se çfarë do të ndodhë”, tha ai.
Ai shtoi se disa nga kandidatët që administrata kishte marrë në konsideratë për udhëheqjen e vendit nuk jetojnë më, duke theksuar se “shumë shpejt, nuk do të njohim askënd”.
“Më duket se dikush nga brenda mund të jetë më i përshtatshëm”, u shpreh Trump.
“Nëse ekziston një person i tillë. Ne kemi njerëz… më të moderuar”, u shpreh kreu i Shtëpisë së Bardhë./Top Channel


