Vritet 21-vjeçari nga Shërbimi Sekret/ Trump reagon pas sulmit: Kishte obsesion Shtëpinë e Bardhë dhe ...

Bota

Vritet 21-vjeçari nga Shërbimi Sekret/ Trump reagon pas sulmit:

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka reaguar pas incidentit të armatosur pranë Shtëpisë së Bardhë, ku një 21-vjeçar u qëllua për vdekje nga oficerët e Shërbimit Sekret pasi tentoi të hynte në kompleksin presidencial.

Në një postim në rrjetin e tij social Truth Social, Trump falënderoi Shërbimin Sekret dhe forcat e rendit për reagimin e shpejtë dhe profesional, duke theksuar se i dyshuari kishte një histori dhune dhe një “obsesion të mundshëm” me Shtëpinë e Bardhë.

“Falënderojmë Shërbimin Sekret të mrekullueshëm dhe zbatimin e ligjit për veprimin e shpejtë dhe profesional kundër një personi të armatosur pranë Shtëpisë së Bardhë, i cili kishte një histori të dhunshme dhe një obsesion të mundshëm me ndërtesën më të rëndësishme të vendit tonë”, shkroi Trump.

Presidenti amerikan e lidhi ngjarjen edhe me çështjet e sigurisë në kryeqytet, duke theksuar nevojën për masa më të forta mbrojtëse për institucionet dhe figurat shtetërore në të ardhmen.

Ngjarja ndodhi të shtunën pasdite jashtë kompleksit presidencial, kur 21-vjeçari tentoi të kalonte një pikë kontrolli sigurie. Shërbimi Sekret reagoi menjëherë duke hapur zjarr ndaj tij, ndërsa sulmuesi u vra në vend. Gjatë incidentit u plagos rëndë edhe një kalimtar.

Pas të shtënave, alarmet u aktivizuan brenda dhe jashtë Shtëpisë së Bardhë, ndërsa gazetarët në sallën e shtypit u urdhëruan të qëndronin të mbrojtur për rreth 40 minuta. Zona u izolua plotësisht nga forcat e sigurisë.

Autoritetet amerikane kanë nisur hetimet për të zbuluar motivet e sulmuesit dhe për të verifikuar nëse ai kishte bashkëpunëtorë. Ndërkohë, masat e sigurisë në zonën e Shtëpisë së Bardhë mbeten të shtuara.

ME TE LEXUARAT