Zjarret detyrojnë George Clooney të largohet nga vila luksoze në Francë: Nuk e dimë nëse do t’i mbijetojë flakëve

Bota

Zjarret detyrojnë George Clooney të largohet nga vila luksoze në

George Clooney dhe bashkëshortja e tij, Amal Clooney, janë detyruar të evakuojnë pronën e tyre në Brignoles të Francës, për shkak të zjarreve të mëdha që kanë përfshirë zonën gjatë 24 orëve të fundit.

Lajmi u konfirmua nga një përfaqësues i aktorit për People, i cili bëri të ditur se Clooney, Amal dhe binjakët e tyre 9-vjeçarë, Alexander dhe Ella, janë larguar nga shtëpia për arsye sigurie.

Në një letër drejtuar kryetarit të bashkisë së Brignoles, Didier Brémond, aktori shprehu shqetësimin për fatin e pronës së tij, por edhe solidaritetin me banorët e zonës.

“I dashur Didier, në këtë kohë nuk e dimë nëse shtëpia jonë e bukur do t’i mbijetojë kësaj kohe të vështirë. Ndërsa evakuojmë Brignoles, duam të theksojmë dy gjëra: së pari, shpresojmë që ju dhe njerëzit e qytetit tonë të jeni të sigurt dhe së dyti, që unë dhe Amal jemi të përkushtuar që, çfarëdo që t’i ndodhë fshatit tonë, të jemi pjesë e këtij komuniteti dhe të kontribuojmë në rindërtimin e tij”, shkroi Clooney.

“Ne e duam Brignoles dhe miqtë tanë që jetojnë atje”, përfundoi ai.

Sipas Daily Mail, prona e çiftit shtrihet në rreth 425 hektarë dhe përfshin një vilë luksoze, ullishte, vreshta dhe fusha tenisi. Ende nuk dihet nëse rezidenca ka pësuar dëme nga flakët, ndërsa autoritetet franceze vijojnë betejën me zjarret që kanë përfshirë jugun e vendit.

ME TE LEXUARAT